14:31 / E Martë, 16 Janar 2018 / indeksADMonline

Barkley nuk debuton, Conte flet për Alexis Sanchez

Ross Barkley nuk do të debutoj nesër me skuadrën e Chelseat.

Lajmin e ka konfirmuar menaxheri italian, Antonio Conte, transmeton IndeksOnline.

“Barkley nuk do të jetë i gatshëm për nesër pasi ai nuk ka nënshkruar me kohë, por do të ketë një ndeshje miqësore për të dhe do të jetë i gatshëm në vikend”, ka thënë Conte.

Conte poashtu ka folur edhe për transferimin e mundshëm të Alexis Sanchez në “Stamford Bridge”

“A është klubi i Chelseat i interesuar për Sanchezin? “Unë nuk mendoj kështu”, shtoi Conte.

Chelsea nesër (e mërkurë) do të ballafaqohet me Norwich Cityn, ndeshja e kthimit në Kupën FA./IndeksOnline/