09:17 / E Premte, 10 Nëntor 2017 / indeksADMonline

“Bashkëshortin e lash për një grua, por tani me kushëririn tim kemi marrëdhënie…”

“Jeta ime u bë e vështirë kur e lash bashkëshortin për një grua tjetër” kështu nis rrëfimin një grua e cila ndonëse kishte qenë e martuar gati për 15 vjet, ajo e braktisi atë për të kaluar jetën me një grua në të cilën kishte rënë në dashuri në vendin ku punonin.

Ajo tregon se si miqësia e tyre u kthye në një romancë.

Me tutje ajo për gazetën “The Sun” tregon se si pas 15 vitesh la bashkëshortin, dhe shkoi të jetojë me gruan të cilën kishte rënë në dashuri, në një vilë të bukur të një fshati të qetë.

Mirëpo, lidhja e tyre nuk shkoi ashtu si e planifikuan, pasi në një aheng familjar, ajo u takua me kushëririn më të cilin nisi të filtronte.

“Koka ime është kaq e hutuar, sepse kemi rënë kokë me këmbë në dashuri me njëri-tjetrin.

Por urrej të mendoj se çka do të thonë të gjithë kur të kuptojnë se tani jam me kushëririn tim” ka rrëfyer ajo.