20:25 / E Martë, 21 Gusht 2018 / indeksADMonline

Bashkia e Tiranës shpërndanë ushqim për familjet në nevojë për Bajramit

Bashkia e Tiranës sot me rastin e Kurban Bajramit, ka shpërndarë pako ushqimore në çdo njësi administrative të saj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, tha se “Kolegët e Bashkisë Tiranë në çdo njësi administrative u siguruan që çdo familje në nevojë, të moshuar apo të sëmurë të kishin pakon e Bajramit”.

Ai shtoi se në Tiranë besojnë se solidariteti me vepra konkrete është më i dobishëm se statuset e sharjet pa bereqet.

Po ashtu i pari i Tiranës së bashku me imamin e kryeqytetit shqiptar Ylli Gurra, kanë organizuar drekën e Bajramit, për njerëzit në nevojë në mensën sociale numër 4.

Me këtë rast kryebashkiaku Veliaj ka dhënë një mesazh me rastin e festës:

“Le të reflektojmë për simbolin e sakrificës dhe si secili prej nesh mund të sakrifikojë sadopak nga koha, ego e mundësitë e veta për vendin e njerëzit”.