23:02 / E Shtunë, 17 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Bayern është i mërzitshëm, Bundesliga mendon për një fazë “playoff”

Pas pak javësh, domethënë disa javë para se të mbyllet kampionati, Bayern Munich mund të festojë titullin e gjashtë radhazi në kampionatin gjerman të futbollit.

Bavarezët, pas vetëm 23 javësh kampionat, kanë një avantazh prej 21 pikësh ndaj Leverkusen të vendit të dytë. Për të ringjallur kampionatin dhe për t’i shtuar një element pasigurie deri në javët e fundit, drejtuesit e Bundesliga-s po mendojnë për të zhvilluar një fazë “play off” në fundin e sezonit.

“Është një ide që meriton të merret në konsideratë, – ka thënë Thomas Muller, sulmues i Bayern. – Nuk do të ishte keq të bëhej një revolucion”. Nuk është i këtij mendimi Rudy Voller, ish-sulmuesi i Roma-s dhe tani drejtor sportiv i Bayer Leverkusen: “Playoff-et do të falsifikonin kampionatin tonë”.