15:14 / E Shtunë, 19 Maj 2018 / indeksADMonline

Bayern njofton rikthimin në skuadër të “dështakut” të Arsenalit

Bayern Munchen ka njoftuar se Serge Gnabry do të jetë pjesë e skuadrës për edicionin e ardhshëm.

Drejtori i Bayern Munchen , Karl-Heinz Rummenigge ka njoftuar se Gnabry do të jetë nën urdhërat e trajnerit Kovac dhe nuk do të lejojnë huazimin e tij.

Gnabry për katër vite ishte pjesë e Arsenalit, por që asnjëherë nuk arriti të zë vend te kjo skuadër.

Më pas, 22 vjeçari gjerman u transferua te ëerder Bremen në vitin 2016. Pas 8 muajsh, Bayern nënshkroi me të duke e huazuar te Hoffenheim. /Indeksonline/