22:22 / E Premte, 12 Janar 2018 / indeksADMonline

Bayern po i sheh me “dylbija” kundërshtarët në Bundesliga (Video)

Bayern Munchen vazhdon të mos njeh rival në Bundesliga. Skuadra e madhe gjermane ka arritur fitore në derbin ndaj Leverkusen. 1-3 ishte rezultati i fitores në udhëtim te Bayer Leverkusen.

Martinez në minutën e 32 arriti golin e parë në këtë përballjen.

Robben pas 15 minutash lojë në pjesën e dytë shënoi për 0-2. Volland ngjalli shpresat për vendasit pas golit të realizuar në minutën e 70.

Në minutat shtesë, James Rodriguez realizoi për 1-3. Me këtë fitore, Bayern tani është 11 pikë larg vendit të dytë duke qenë pothuajse kampion i parakohshëm./Indeksonline/