22:20 / E Diele, 18 Mars 2018 / indeksADMonline

Bayerni mund të shpallët kampion xhiron e ardhshme (Video)

Nëse fiton xhiron e ardhshme dhe me një barazim ose humbje të Schalke 04, Bayern Munchen do të shpallët Kampion i Bundesligës, shkruan indeksonline.

Por edhe nëse fitojnë kundërshtarët, bavarezët pas dy xhirosh do të shpallën kampion për të 32 herë dhe të gjashtën radhazi.

Premierligë, Manchester Cityt i duhen edhe tri fitore për tu bërë Kampion nëse këto ndeshje i fiton edhe United.

Ligue 1 të Francës, PSG do të duhet të grumbulloj maksimumi edhe 14 pikë, por nëse Monaco dështon në ndonjë ndeshje, atëherë rruga e Parisienëve do të jetë më e lehtë.

Nëse vazhdon me këtë diferencë, Barcelonës do t’i duhet të pres maksimumi deri katër xhiro para fundit, për tu shpallur kampion i La Ligas.

Ndërsa gara më interesante në Top pesë ligat evropiane do të jetë në Serie A.

Me këtë diferencë pikësh, Juventusi ose Napoli do të duhet të presin javën e fundit për tu shpallur Kampion të Italisë. /IndeksOnline/