07:01 / E Mërkurë, 11 Prill 2018

BB prezenton numrin më të ri të raportit ekonomik për Ballkanin

Zyra e Bankës Botërore në Kosovë organizon sot një konferencë për gazetarë ku do të prezentojë numrin më të ri të Raportit të Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor.

Prezentimi i raportit do të bëhet fillimisht nga Drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder, nëpërmjet video-lidhjes nga Zyra e Bankës Botërore në Vjenë, dhe më pas nga zyrtarë të tjerë të Bankës Botërore në rajon.

Prezentimi i raportit do të bëhet njëkohësisht në të gjitha zyret e Bankës Botërore në rajon.

Raporti i Rregullt Ekonomik për Evropën Juglindore prodhohet dy herë në vit nga ekonomistët në Praktikën Globale për Makroekonomi dhe Menaxhment Fiskal të rajonit Evropë dhe Azi Qendrore të Bankës Botërore.