09:40 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

BB: Rritja ekonomike pritet të arrijë në 4.4 %

Rritja ekonomike në Kosovë pritet të arrijë në 4.4% në vitin 2017- të, derisa në vitin 2016 3.4%.

Kjo rritje është mundësuar kryesisht nga investimet, eksporti dhe konsumi.

Kështu kanë vlerësuar ekspertët e Bankës Botërore në Kosovë në një konferencë për media ku kanë paraqitur raportin e rregullt ekonomik.

Eksperti i BB Agim Demukaj, tha se deficiti fiskal parashihet të zgjerohet në 2 % të bruto produktit vendor (BPV) në 2017-të për shkak të ekzekutimit më të shpejtë të projekteve kapitale dhe rritjes së transfereve sociale, duke përfshirë veteranët dhe pensionet.