09:22 / E Enjte, 21 Qershor 2018 / indeksADMonline

BE: Dialogu lehtësohet veç nga Përfaqësuesja e Lartë

Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është i përcaktuar të lehtësohet nga Përfaqësuesi i Lartë apo apo zëvendëspresidenti i Bashkimit Evropian, e që aktualisht me këto pozita udhëheqë Federica Mogherini.

“Dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës lehtësohet nga Përfaqësuesi i Lartë / Zëvendëspresidenti i BE,” thotë zëdhënësja e Bashkimi Evropian, Maja Kocijançiq, për Gazetën Alo, kur është pyetur rreth kërkesës së Gjermanisë për përfaqësues special në dialog.

Sipas Kocijançiqit, vendet e BE-së, vazhdimisht përditësojnë ekipet në grupe të ndryshme punuese.

“Shtetet Anëtare të BE-së përditësohen rregullisht për Dialogun nga Përfaqësuesi i Lartë / Zëvendëspresidenti në Këshillin e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian dhe nga ekipi i saj në grupe të ndryshme punuese të Këshillit të Bashkimit Evropian,” thotë Kocijançiq.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka thirrur në takim presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Negociatat e të dielës, sipas palëve, shënojnë fillimin e fazës finale që për synim kanë arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht obligative që qon në normalizimin e raporteve mes dyja vendeve.

Një ditë më parë, duke ju referuar burimeve në Brukselin zyrtar, mediat në serbi raportuan se Gjermania ka propozuar që në vend të shefes së diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, negociatat t’i udhëheqë një përfaqësues special i Unionit.

“Arsye për këtë është se Mogherini në të njëjtën kohë merret me shumë punë dhe nuk ka mjaft kohë t’i kushtoj vëmendje dialogut dhe të zgjidh problemet që dalin gjatë negociatave. Kjo është arsyeja e idesë që të ketë një përfaqësues të veçantë”, ka thënë ky burim.

Pavarësisht këtyre deklaratave, Brukseli zyrtar rikonfirmoi se nuk mund të ketë një përfaqësues special që mund të jetë lehtësues përveç atij të paracaktuar tashmë, Përfaqësuesit të Lartë të BE-së.