10:27 / E Diele, 20 Maj 2018 / indeksADMonline

Beatrix Ramosaj me urim emocionues për ditëlindjen e babait të saj të ndjerë (Foto)

Beatrix Ramosaj shpesh përmes postimeve të saj ka treguar që i mungon tej mase babai i saj e që ka shumë mall për të.

Këngëtarja sot në llogarinë Instagram ka postuar një instastory ku ka bërë një urim tejet emocionues për ditëlindjen e babait të saj të ndjerë.


“Urime ditëlindja engjëlli im i ëmbël i parajsës. Baba mungesa jotë po vërehet çdo ditë e më shumë e ti s’mund ta dish. Do të të dua gjithmonë… “, ka shkruar ajo.

Ndryshe Beatrix jeton më nënën e saj dhe vëllain, Albanin që janë një familje e mrekullueshme./Indeksonline/