23:56 / E Enjte, 12 Korrik 2018 / indeksADMonline

Bebe Rexha ekspozon të pasmet bombastike: S’ka fotoshop, kam shtuar peshë (Foto)

Krahas sukseseve në karrierën muzikore, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha komentohet jashtëzakonisht shumë edhe për linjat trupore, veçmas të pasmet e mëdha.

Ajo madje nuk heziton t’i ekspozojë ato, madje është treguar edhe modeste teksa me fotografinë e fundit ka treguar se s’ka përdorur fotoshop për t’i zmadhuar ato, madje ka shtuar peshë, gjë për të cilën thotë se i pëlqen të ha dhe nuk kujdeset për dieta.

“Më vjen keq që duhej. Po është e vërtetë. Jo nuk është fotoshop. Po kam fituar peshë. Shkak unë jam njerëzore dhe më pëlqen të ha. Jo çdo këngëtare do të jetë në madhësi zero, e butë dhe modele. Nëse kjo është ajo që ju doni prej meje atëherë ju nuk po e merrni atë. Keqardhje, pa keqardhje. Jam e lodhur nga njerëzit që flasin për peshën time”, ka shkruar ajo./Indeksonline/