16:40 / E Diele, 04 Mars 2018

Bebe Rexha pozon me këngëtaren e famshme! Por s’janë të vetme (Foto)

Bebe Rexha momentalisht është një nga këngëtaret më të kërkuara dhe më në zë në botë. Ajo mbrëmë dha lajmin që do të jetë mentore në edicionin e ri të “American Idol”, event ky në të cilin para 10 viteve ajo priti për tu bërë pjesë a audicioneve e që nuk arriti të futet në garë, shkruan Indeksonline.

Sot këngëtarja me prejardhje shqiptare me ndjekësit e saj ka ndarë një fotografi në të cilën shihet me të famshëm Katy Perry, por ato nuk janë të vetme. Të dy këngëtaret janë të shoqëruara nga dy qenush.

Ndryshe Katy Perry është rikthyer në krahët e ish-të dashurit, aktorit Orlando Bloom./Indeksonline/