14:15 / E Mërkurë, 25 Korrik 2018 / k.v

Bebja ime flenë shumë. Ja kur duhet të shqetësoheni

Shumica e të sapolindurve kalojnë më shumë kohë fjetur se sa zgjuar, ndonëse gjumi mund të ndodhë në intervale të vogla ose në një orar të parregullt.

Menaxhimi i gjumit të një porsalinduri është një nga detyrat më sfiduese të kujdesit për një të porsalindur. Foshnjat e sapolindura nuk janë mësuar me oraret ose ritmet e një dite tipike. Për këtë arsye, ata nuk mund të flenë në kohën e duhur.

Disa njerëz mund të shqetësohen se fëmija është duke fjetur shumë pak ose shumë. Çdokush që shqetësohet për zakonet e gjumit të një fëmije mund të përpiqet të mbajë një regjistër të gjumit.

Sa flenë zakonisht të porsalindurit?

Fondacioni Kombëtar i Gjumit rekomandon që të sapolindurit duhet të flenë 14-17 orë gjumë në ditë, transmeton Indeksonline.

Megjithatë, kjo shkallë kohore ndryshon shumë dhe disa të sapolindur mund të flenë vetëm për 11 orë ndërsa të tjerët do të flenë deri në 19 orë në ditë. Të sapolindurit mund të flenë më shumë ose më pak se zakonisht kur janë të sëmurë ose përjetojnë përçarje në rutinat e tyre të rregullta.

Shumica e të sapolindurve flenë në prej 30-45 minuta deri në 3-4 orë. Në dy javët e para, është standard për një të porsalindur të zgjohet për tu ushqyer dhe pastaj të flejë sërish.

Si mund ta di nëse një i porsalindur është duke fjetur shumë?

Një foshnjë që herë pas here fle më shumë se zakonisht nuk përbën një çështje shqetësimi nëse nuk ka simptoma të tjera. Disa nga arsyet më të zakonshme pse një fëmijë i shëndetshëm fle më shumë se zakonisht përfshijnë: një shtytje rritjeje ose hap i zhvillimit, sëmundje e lehtë apo ndonjë e ftohur, ndonjë infeksion i frymëmarrjes që e bën të vështirë marrjen frymë, etj.

Disa bebe nuk flenë mjaftueshëm edhe për shkak të mos ushqyerit mjaftueshëm.

Kur duhet të vizitoni mjekun?

Nëse një fëmijë merr frymë zëshëm ka pengesë në frymëmarrje, atëherë ju duhet që të konsultoheni me mjekun I cili do të diagnostikojë arsyen pse një i porsalindur është duke fjetur shumë.

Shenja të tjera përfshijnë: ethe, tkurrje e lëkurës përreth brinjëve kur ato marrin frymë, prekja apo përytpja e dicka që mund të jetë toksike, etj./Indeksonline/

Temat: