18:21 / E Hënë, 07 Maj 2018 / indeksADMonline

Befasi/ Djokoviç eliminon Nishikorin nga turneu i Madridit (Video)

Novak Djokoviç ka vazhduar tutje në turneun e Madridit.

Ish-numri një në botë, ka mposhtur tenistin nga Japonia, Kei Nishikori, shkruan IndeksOnline.

Siç duket me këtë fitore, Nole tregon se iu është rikthyer formës, pasi në dy turnetë e kaluar u eliminua qysh në fazat e para.

Tenisti serb fitoi 2 me 0 në sete (5-7 dhe 4-6), kurse në të 1/16 e finales e pret fituesin e ndeshjes; Medvedev – Edmund.

Fitore në këtë raund kanë arritur edhe tenistë, si: Raonic, Paire, Shapovalov, Schwartzmann, Lajovic dhe Delbonis./IndeksOnline/