21:31 / E Hënë, 09 Prill 2018 / indeksADMonline

Befasohet Galatasaray, humb pozitën e parë (Video)

Skuadra e Galatasarayt ka pësuar një humbje të befasishme gjashtë xhiro pa përfunduar kampionati turk.

Klubi i Fatih Terim ka pësuar humbje minimale 1 me 0 kundër Genclerbirligi, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Uludga në minutën e fundit të ndeshjes.

Me këtë humbje Galata humb pozitën e parë, dhe tani radhitet e dyta me 57 pikë, dy më pak se lideri i ri Basaksehir.

Ndërsa, Genclerbirligi me këtë fitore ka hapur mundësinë për t’i shpëtuar rënies nga Superliga./IndeksOnline/