23:39 / E Shtunë, 13 Janar 2018

Befason këngëtarja shqiptare: Më pëlqen Dafina Zeqiri, do bëja seks me të!

Sara Kapo është një nga vajzat më pa komplekse dhe që tërheq gjithnjë vëmendjen me fotot provokuese apo deklaratat e saj. Vetëm një javë më parë ajo publikoi edhe videoklipin e saj të parë me titull “Watching you” duke i kthyer sërish të gjithë sytë nga vetja.

Sot Sara në një intervistë për “Jo vetëm modë”, ka zbuluar edhe artisten shqiptare të cilën e pëlqen shumë e madje pranon se me të do donte të kishte një përvojë seksuale.

“Dafina Zeqiri është idhull, e dua shumë. Më pëlqen shumë edhe si artiste, edhe si gocë në paraqitje. Më pëlqen shumë”, është shprehur Sara për Dafinën.