22:21 / E Shtunë, 13 Janar 2018

Befason Kroos: Objektivi ynë është të jemi mes 4 skuadrave të para

Pas humbjes befasuese ndaj Villareal, Toni Kroos ka folur për mediat për shtyp.

“Objektivi jonë është që të jemi mes 4 skuadrave të para dhe të kapim kualifikimin e Ligës së Kampionëve” ,këto ishin fjalët e mesfushorit të Real Madrid-it.

I pyetur nëse Real Madrid po humbet ligën ose do të luftoj deri në fund, 16 pikë pas Barcelonë, mesfushori gjerman u tregua mjaft realist dhe tregoi që qëllimi i tyre, sipas tij, është të përfundojnë në top 4.

“Ne duhet të mendojmë për pozitën tonë në këtë moment, duhet të përqendrohemi në kualifikimin e Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm. Mendoj se ky duhet të jetë qëllimi jonë për pjesën tjetër tonë të sezonit” , deklaroi Kroos.

“Për shkak se 16 pikë janë mjaft shumë, neve nuk na mbetet gjë tjetër veçse të mendojmë për ndeshjet tjera për të fituar pikë, duke iu afruar më shumë qëllimit tonë, i cili do të jetë renditja në katër ekipet e para” , shtoi ylli gjerman. /IndeksOnline/