18:13 / E Premte, 03 Gusht 2018 / indeksADMonline

Befason Pep Guardiola: Mirë që Jorginho nuk u transferua te City!

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka shpjeguar se pse ai është i kënaqur që skuadra e tij nuk arriti ta transferoi Jorginhon. Trajneri spanjoll e ka arsyetuar këtë me vullnetin e lojtarit.

Pavarësisht se Manchester City ishte aq afër Jorginhos, mesfushori në fund vendosit të bashkohet me Chelsean.

“Po, ishim afër, por në fund, Jorginho vendosi të qëndronte me Sarrin. Më mirë që nuk erdhi tek ne sepse ai nuk e deshi tansferimin këtu. Nëse nuk e do një skuadër, më mirë është mos ta zgjedhësh. Nuk dua ta kem në skuadër asnjë futbollist me zor. Ai e donte Chelsean dhe mirë bëri që e zgjedhi Chelsean” ka thënë Guardiola./Indeksonline/