14:27 / E Mërkurë, 13 Qershor 2018 / indeksADMonline

Begaj me vëllezër ndërtojnë një shtëpi për familjen që jetonte në kushte të vështira

Ka filluar ndërtimi i shtëpisë për familjen e Mustafë Hoxhës nga Bellanica.

Ndërtimi i shtëpisë është mundësuar nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe vëllezërit e tij, pasi kryetari Begaj ka ndarë një mijë euro nga paga e tij mujore, ndërsa dy vëllezërit e tij kanë ndarë po ashtu nga një mijë euro nga buxheti i tyre familjar, për ndërtimin e shtëpisë për familjen Hoxha.

Përmes një kumtese për media dërguar nga komuna, bëhet e ditur se sot gjatë ditës, kryetari Begaj e ka vizituar këtë familje, duke parë nga afër fillimin e punimeve, ndërsa i ka premtuar familjes Hoxha, se pavarësisht se sa do të kushtoj ndërtimi i shtëpisë, ajo do të ndërtohet edhe nëse nuk mjaftojnë këto mjete, pasi vëllezërit e tij, kanë shprehur gatishmërinë për ndërtimin e plotë të shtëpisë.

Nga ana tjetër, Mustafë Hoxha e ka falënderuar kryetarin dhe familjen Begaj, për ndihmën e dhënë për familjen e tij, pasi deri më tani, shtëpia dhe hapësira që kanë pasur, nuk ju ka mjaftuar për banim, ndërsa për shkak të gjendjes jo të mirë ekonomike, nuk kanë pasur mundësi që të ndërtojnë shtëpinë.