20:53 / E Premte, 17 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Behlul përsëri me probleme, e “shajnë” keq fansat (Foto)

Ai është një ndër aktorët më të suksesshëm të kinematografisë turke, këtë e tregojnë jo vetëm fitimet marramendëse që e kanë renditur në një prej aktorëve më të paguar të të gjitha kohërave, por edhe pjesëmarrja si aktor kryesor në shumë telenovela dhe seriale.

Image result for Kivanç Tatlıtuğ

I bërë i njohur në vendin tonë në rolet e Mehmetit, Halilit, Behlulit, Kuzeyt, Kurtit dhe Xhesurit, Kivanç Tatlıtuğ ka arritur të shenjojë emrin e tij me gërma të arta që në një moshë fare të re dhe të shndërrohet në idhullin e shumë fansave.

Por, janë këta të fundit që kanë mbetur të pakënaqur nga veprimi i tij i fundit dhe nuk kanë nguaruar aspak të sulmojnë aktorin e njohur. Ndërkohë që të gjithë tuqit kanë përkujtuar me 10 nëntor 79-vjetorin e vdekjes së themeluesit të Republikës turke, Mustafa Kemal Atatürk, aktori i njohur e harroi këtë ditë duke zemëruar në këtë mënyrë fansat.
Image result for Kivanç Tatlıtuğ
Por, disa ditë më vonë ai ka korrigjuar ”gabimin” e tij dhe ka bërë një postim për Atatürk, duke e “Pasha me shikim shqiponje” sërish është përballur me komentet aspak pozitive dhe fyese të ndjekësve të tij të cilët e kanë konsideruar tradhëtar, të paburrë dhe aspak i denjë për të qenë një turk.
Image result for Kivanç Tatlıtuğ