10:48 / E Enjte, 19 Korrik 2018 / indeksADMonline

Bekim Jashari, Agim Bahtiri e Xhafer Tahiri e “kallin nejën” me vallen e Rugovës (Video)

Gjatë ditës së djeshme pesë komunat, ajo e Skenderajt, Drenasit, Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Obiliqit kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi për shpalljen e zonës së Qyqavicës me interes të përgjithshëm.

E pas kësaj, kryetarët e komunave kanë vendosur të argëtohen me muzikë live në një nga restorantet në Skenderaj.

Në një video, Bekim Jashari, Agim Bahtiri e Xhafer Tahiri shihen duke vallëzuar me vallen e Rugovës.

Siç shihet në pamjet e siguruara, ata jashtë politikës duken të jenë persona shumë gazmor.

Ndryshe, Agim Bahtiri njihet si ‘qejfli i vallëzimit’, ai nuk refuzon dasmat dhe e ka në qejf vallëzimin.