14:28 / E Premte, 31 Gusht 2018 / indeksADMonline

Belgjika dhe Spanja publikojnë listën me lojtarët e ftuar për miqësoret e radhës

Kombëtarja belge e ka publikuar listën me lojtarët e ftuar për mirësoren e radhës në muajin shtator.

Në muajin e ardhshëm, ”Djajtë e Kuq” do të përballen me Skocinë më 7 shtator, transmeton IndeksOnline.

Befasi në përzgjedhje nuk ka, teksa trajneri, Roberto Martinez ka ftuar yjet si Eden Hazard, vëllaun e tij, Thorgan, Yannick Carrasco, Marouane Fellaini e të tjerë.

Mungesë e madhe për Belgjikën do të jetë Kevin De Bruyne, i cili shkaku i një lëndimi do të mungojë disa muaj.

Ndërsa, edhe Luis Enrique i Spanjës e ka publikuar listën me lojtarët e ftuar për dy miqësoret e radhës me Anglinë dhe Kroacinë.

Ka vetëm dy lojtarë të Barcelonës në skuadër – Sergi Roberto dhe Sergio Busquets, derisa Jordi Alba nuk është ftuar.

Portierët: De Gea, Kepa, Pau Lopez

Mbrojtësit: Carvajal, Azpilicueta, Albiol, Nacho, Ramos, Íñigo Martínez, Marcos Alonso, Gayá.

Mesfushorët: Busquets, Sergi Roberto, Rodri, Saúl, Thiago, Dani Ceballos.

Sulmuesit: Isco, Asensio, Morata, Diego Costa, Suso, Rodrigo./IndeksOnline/