23:51 / E Enjte, 21 Qershor 2018 / indeksADMonline

Belgjika rinovon me Formula 1

Gara e Çmimit të Madh të Belgjikës do të vazhdojë të jetë pjesë e kalendarit të Formula 1 deri në vitin 2021 dhe, ashtu si gjithnjë, do të garohet në pistën e SPA-Francorchamps, një nga pistat legjendare të Botërorit. “Arritëm një marrëveshje me Liberty Media, që kjo garë të vazhdojë të jetë pjesë e kalendarit të Formula 1. Një event kaq i rëndësishëm do të vazhdojë të zhvillohet në pistën e SPA, duke na bërë më tërheqës në sytë e botës”, tha sot Ministri i Ekonomisë së Belgjikës, Pierre Yves Jeholet, që firmosi marrëveshje me pronarët e Formula 1.

Avantazhet në nivel rajonal, kombëtar e ndërkombëtar janë të mëdha. Pas investimit që në bëmë në vitin 2017, është evidentuar një rritje e shitjes së biletave me 7,5%”, thanë drejtuesit e pistës belge, e cila është më e gjata e Botërorit të Formula 1, me 7km. Në pistën  e SPA zhvillohen gara që prej vitit 1950, kur është zhvilluar edicioni i parë i botërorit dhe kjo është pista ku regjistrohet shpejtësia më e madhe e botërorit.