12:28 / E Hënë, 21 Maj 2018 / indeksADMonline

Belgjika zbulon listën për Botëror, përfshihet “djali Abedinit”

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez ka zbuluar listën prej 28 futbollistëve që do të marrin pjesë në Kupën e Botës në Rusi.

Trajneri spanjoll në listën preliminare ka përfshirë edhe sulmuesin kosovar, Adnan Januzaj.

Martinez nuk e ka përfshi në listë mesfushorin e Romës, Radja Nainggolan edhe për kundër faktit se ka bërë një kampionat të mirë me skuadrën italiane.

Lista përfundimtare do të bëhet e ditur gjatë muajit qershor.

Kujtojm se Adnan Januzaj ka ende mundësi që të zgjedh të luaj për Kosovën. /IndeksOnline/