09:49 / E Diele, 07 Janar 2018 / indeksADMonline

Belgjikë, me mijëra sfidojnë të ftohtin

Mijëra persona sfiduan të ftohtin që ka mbërthyer Belgjikën të shtunën për t’u zhytur në Detin e Veriut, në zhytjen tradicionale të vitit të ri në Ostend.

Të pa trembur nga temperatura e ajrit prej 6 gradësh celcius dhe nga uji po aq i ftohtë, 4500 persona, shumica me veshje qesharake, vrapuan përmes plazhit në krah të galerive mbretërore neoklasike të qytetit.

Ndërsa disa nuk guxuan të shkonin më tej se sa të lagnin kyçet e këmbëve, të tjerë, përfituan edhe nga prania e shumë rojave të plazhit, të bënin një shtytje të plotë në ujërat e acartë.

Organizatorët thonë se edicioni i 27 i zhytjes së vitit të ri është i pranueshëm për sa i takon temperaturës dhe pjesëmarrjes, kjo pas një edicioni jashtëzakonisht të ftohtë në 2017 kur era therëse i çoi temperaturat nën zero.