21:31 / E Martë, 13 Shkurt 2018

Bella Hadid merr urdhër ndalesë ndaj përndjekësit

Bella Hadid ka marrë një urdhër ndalese ndaj një personi i cili besohet se e ka kërcënuar online si dhe është parë në afërsi të apartamentit të saj.

Brian Perez është urdhëruar të qëndrojë larg Bellas.

Ai së fundmi ka postuar një fotografi të apartamentit të saj në New York, ndërsa policia ka thënë që vazhdimisht e ka ngacmuar modelen.

Bella ka pranuar mesazhe të shumta kërcënuese si dhe e ka parë pranë apartamentit të saj duke bërtitur emrin e saj.