23:13 / E Enjte, 17 Maj 2018 / indeksADMonline

Bellew nis bisedimet me kundërshtarin amerikan (Foto)

Tony Bellew do ta zhvilloj edhe një duel para se të pensionohet.

Boksieri britanik mposhti para disa dite David Hayen, duke e nokautuar në raundin e pestë në meçin që u zhvillua në “O2”, transmeton IndeksOnline.

Pas triumfit, Bellew i kërkoi promotorit të tij, Hearn që si kundërshtar të radhës ta ketë amerikanin, Andre Ward.

“Shumë serioz jam. Unë dua që të rrahëm me Wardin. Ai është një super boksier”, ka thënë Bellew.

Në anën tjetër edhe Ward e ka pranuar luftën kundër britanikut.

“Edhe unë jam i gatshëm. Madje mendoj se mund ta rrah atë në çdo mënyrë që unë e mendoj”, ka thënë Ward.

Ward është 34-vjeçar dha ka zhvilluar 32 meçe profesioniste. Ai ka arritur 32 fitore, 16 me KO dhe asnjë humbje./IndeksOnline/