09:45 / E Mërkurë, 14 Mars 2018 / indeksADMonline

Ben Yedder: De Gea është portieri më i mirë në botë!

Heroi i Sevillas në ndeshjen kundër Manchester Unitedit, Ben Yedder ka disa fjalë për portierin spanjoll, David de Gea.

Hyri në fushën e lojës në minutën e 72’të dhe shënoi dy gola në minutën e 74’të dhe 78’të, duke kualifikuar skuadrën e Sevillas për në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve, transmeton IndeksOnline.

Ai pas ndeshjes tha fjalë të mira për Unitedin dhe në veçanti për portierin spanjoll, De Gea.

“Ne e dimë se ai është një super portier. Ne e dimë se De Gea është një nga portierët më të mirë në botë. Unë vetëm përdora instinktin tim dhe as nuk e mendova këtë. Unë dhashë më të mirën. Ishte Manchester United dhe ende nuk po besoj që kemi vazhduar tutje. Tani jemi të fokusuar të vazhdojmë tutje”, tha sulmuesi francez.

Pas fitores 1 me 2 në “Old Trafford”, Sevilla ka siguruar biletën e çerekfinales./IndeksOnline/