17:32 / E Diele, 11 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Bëni ushtrime të muskujve edhe duke qëndruar ulur gjatë orarit të punës (Video)

Përderisa jeta jonë po bëhet çdo ditë e më e zënë, është bërë edhe më e vështirë të gjejmë një kohë të përshtatshme për stërvitje në rutinën tonë të përditshme.

Por për fat të mirë, një trajner australian ka zbuluar se si mund të qëndroni në formë pa lënë do të edhe tavolinën tuaj të punës.

Luka Ashcroft ndau për FEMAIL stërvitjet që mund t’i bëni gjatë kohës që jeni në zyre, duke thënë se gjithçka fillon duke u ulur saktë në karrige.

“Praktika e uljes së mirë. Mundohuni të uleni duke qëndruar drejt dhe në këtë mënyrë edhe do të hyjnë në funksion muskujt e barkut dhe të shpinës së sipërme”, shpjegoi ai.

Luka gjithashtu rekomandon se ata të cilët i bie të qëndrojnë ulur gjatë gjithë kohës në punë, të mos rrinë për një kohë të gjatë ulur, pa u zgjuar në ndërkohë nga karrigia.

“Thjesht duke u ngritur dhe ulur poshtë çdo disa minuta shton një sasi të habitshme të aktivitetit tuaj ditor”, ka thënë ai.

“Merrni një pushim më të gjatë duke lëvizur çdo 1 orë, duke u ngritur dhe ecur përreth”.

“Jo vetëm që kjo e shton aktivitetin ditor, por ndihmon për të rifreskuar mendjen tuaj dhe për të rifilluar mendimin tuaj”, ka shtuar ai.

Luka shtoi se të qëndroni ulë për një kohë të gjatë gjithashtu shtrëngon disa muskujt, si të qafës, të shpinës dhe të këmbëve.

Për këtë arsye ai sugjeron që të bëhen disa ushtrim sa jeni duke qëndruar ulur.

Sipas tij, mundohuni që këto t’i shoqëroni me stërvitje pas punës, apo edhe vetëm me një ecje.

Luka tregon se kjo është një ide e mirë sepse hulumtimet kanë sugjeruar se njerëzit janë më produktiv pas stërvitjes dhe aktivitetit fizik.

“Nuk duhet të jetë kohë e gjatë. 15 deri në 20 minuta mund të bëjë një ndryshim të vërtetë”, përfundoi ai./Indeksonline/