22:53 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

Beqa i PDK-së: Ju tregoj pse ndodhi përleshja me deputetët e Vetëvendosjes

Deputetët e Lëvizjes “Vetëvendosje” dhe ata të Partisë Demokratike të Kosovës janë përfshirë në një përleshje fizike dhe verbale gjatë seancës së sotme parlamentare lidhur me rastin e Astrit Deharit.

Mirëpo, kjo situatë erdhi kur ministrja e Integrimit, Dhurata Hoxha mori  fjalën e saj në foltoren e Kuvendit.

Deputetët e VV-së e akuzuan Hoxhen se në kohën kur ajo udhëhiqte dikasterin e Drejtësisë ka pasur faj kur ndërroi jetë në burg Astrit Dehari. Me këtë rast, të njëjtit tentuan që me veprime të ndryshme ta pengonin fjalimin e saj.

Në një prononcim për “Indeksonline”, deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa ka treguar se cila ishte arsye e kësaj përleshje të këtyre deputetëve.

Sipas tij, disa deputetë të VV-së penguan fjalimin e deputetëve të PDK-së. Për këta të fundit ishte e papranueshme kjo situate.

“Ka qenë një sjellje  e pa pjekur  e disa deputetëve jo të gjithëve, pra disa nga Vetëvendosja  realisht deputetët e pengojshin se kush folke nga radhët e PDK-së në këtë rast po foli, znj, Hadergjonaj , Ministrja, Dhurata Hoxha.

Ishte në një situatë e papranueshme kurse në momentin kur tentuan ta ndalojnë ministren e Integrimit për të folur ajo është ishte njëfarë tensioni apo provokim nga disa deputetë të tyre por nuk ka pasur diçka serioze”, është shprehur Beqaj.

Më tej, deputeti i PDK-së shton se qëllimin kryesorë të kësaj situate e kanë pasur dy-tre deputet të partisë së Albin Kurtit. Beqaj tregon se a ka eskaluar më tej gjendja e tensionuar.

“Gjendja pastaj është kthyer gjithçka në normalitet ajo për mua ka qenë një lloj në kuptimin si për mos me qenë të interesuar me zbardhë rastin e z.Astrit Dehari  edhe pse vet kanë thirrë interpelancën ata me këto sjellje tregojnë pasqyrën politike  sepse parlamenti është arenë për me përfaqësu në mënyrë intelektuale, profesionale dhe ligjore secili me i shpreh qëndrimet, programet dhe pozitat ose alternativat e jo me kriju situate  të tillë.

Unë mendojë që dy- tre deputet nga Vetëvendosja kanë tentuar ta tensionojnë situatën por ka qenë çdo gjë në kontroll dhe s’ka pasur diçka që ka eskalu”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, pas kësaj përleshje, LDK vendosi që në këtë debat të abstenojë, kjo bëri që edhe votimi për mocionin e VV-së të dështoi pasi që nuk pati kourum në sallë./Indeksonline/