19:22 / E Martë, 19 Qershor 2018 / indeksADMonline

Beqaj do të merr pjesë në Asamblenë Digjitale në Sofje

Ministri i Inovacionit të Republikës së Kosovës, Besim Beqaj do të marrë pjesë në Asamblenë Digjitale që këtë vit dot ë mbahet në Sofja.

“Këtë vit #DigitalAssembly do të mbahet në Sofje të Bullgarisë, ku me ftesë të Komisioneres së BE-së për Ekonomi Digjitale, znj. Mariya Gabriel dhe Kryeministrit të Republikës së Bullgarisë, z. Boyko Borissov do ta përfaqësoj Republikën e Kosovës”, ka shkruar Beqaj.       

Ai do të jetë pjesë e panelit ku do të diskutohet për përfshirjen dhe progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në agjendën digjitale.

Temat: