20:36 / E Hënë, 25 Qershor 2018 / indeksADMonline

Beqiri në Strasbourg, tregon se çka i tha Juncker për liberalizimin e vizave

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri po qëndron në Strasbourg ku ka filluar sesioni veror i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Beqiri takoi Presidentin e Partive Popullore, Joseph Daul. Po ashtu Beqiri takoi edhe Presidentin e Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker.

Në takimin që ka zgjatur afër dy orë, Beqiri ka thënë se Juncker i është përgjigjur shumë pyetjeve të deputetëve.

Ndërkaq, ai tregon se çka i është përgjigjur atij  Juncker në pyetjen që i ka bërë  lidhur me procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ai thotë se Juncker  ka thënë  se “ne si Komision Evropian e kemi kryer punën tonë,tani po mundohemi ti bindim disa qeveri të disa shteteve të japin sinjalin e gjelbër si për Kosovën por edhe për hapjen e negociatave me Shqipërinë”, ka shkruar Beqiri.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Sot në Strasbourg filloi sesioni veror i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Takimin e parë e mbajtëm në Grupin Parlamentar të Partive Popullore Evropiane-EPP.

Në takim mori pjesë edhe Presidenti i EPP-së Joseph Daul.

U diskutuan shumë qështje që kanë të bejnë me punen e Komisioneve,punën e grupit,zgjedhjet e ardhshme për Presidentin e EPP-së,i cili do të mbahet në tetor,për nevojën që EPP të ketë kandidatin e saj për Sekretar Gjeneral të Këshillit të Evropës etj.

Pasdite ne takimin e EPP-së ishte Presidenti i Komisionit Evropian z.Jean Claude Juncker.

Ai afër 2 orë foli per shumë tema dhe u përgjigj në shumë pyetje të Deputetëve.

Në pyetjen time se ku jemi me procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën,Presidenti Juncker tha se ne si Komision Evropian e kemi kryer punën tonë,tani po mundohemi ti bindim disa qeveri të disa shteteve të japin sinjalin e gjelbër si për Kosovën por edhe për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Përmendi luftën kundër korupsionit dhe sundimin e ligjit.

Edhe me këtë rast u vërtetua,sa është e rëndësishme,të jemi aty ku flitet për ne,si në këtë rast,në Grupin më të madh të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës,në EPP,ku ne si LDK jemi anëtar.

Sesioni veror i Asamblesë dhe Komisionet Parlamentare,po ashtu edhe GP i EPP-së,vazhdojn punimet deri të premten 29 qershor.

I.Beqiri