19:35 / E Shtunë, 24 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Beqiri për demarkacionin: LDK ka treguar se punon në të mirën e vendit

Deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri e ka komentuar marrëveshjen e arritur mes partive politike për demarkacionin.

Beqiri, përmes një shkrimi në facebook, i ka dhënë merita LDK-së, si parti që punon në të mirën e vendit, transmeton Indeksonline.

Ai ka thënë se pavarësisht se janë në opozitë, kanë dhënë kontributin për të mirën e qytetarëve për arritjen e marrëveshjes së demarkacionit.

Statusi i tij në facebook pa ndërhyrje:

Të dashur miq
Qytetarët e respektuar të Kosovës meritojn të levizin lirshëm,meritojn dhe e kemi obligim dhe për nder të jemi në shërbim të tyre.
Lidhja Demokratike e Kosovës edhe këto ditë tregoi se është parti që punon për të mirën e vendit.Pavarsisht se jemi për momentin në opozitë,ne dham dhe do të japim kontributin tonë per te miren e qytetarëve tonë.Gadishmëria jonë,qëndrimi ynë për gjetjen e rrugëdaljes për Ratifikimin e Marëveshjes së Demarkacionit,shpresojm të përfundoj me kryerjen e këtij obligimi nga ne Deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Nuk ishte e lehtē të dialogohet këto ditë për tu mirëkuptuar oferta jonë si rrugëzgjidhje,mirë që kjo u bë.
Padrejtësisht kjo u vonua mbi dy vite,me qka u denuan qytetarët tonë.
LDK ishte dhe mbetet garancë e Republikës së Kosovës.
I.Beqiri