12:45 / E Shtunë, 09 Qershor 2018 / indeksADMonline

Beqiri reagon për Fadil Vokrrin, thotë disa fjalë të mëdha

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri ka reaguar pas vdekjes së legjendës së futbollit në Kosovë, Fadil Vokrrit.

Beqiri ka thënë se me vdekjen e Vokrrit, është përlotur  Kosova dhe po ashtu ka humbur një njeri të pazëvendësueshëm, transmeton Indeksonline.

“Diku 14 vite më par në një mot me shi,(sikur sot)e takova në Paris,biseduam për mundësin ti kthehet Prishtinës,Kosovës.Nuk kishte nevojë ta lusja,ai u kthye,sepse e donte Prishtinën,e donte Kosovën”, ka shkruar deputeti Beqiri.

Shkrimi i plotë:

Të dashur miq,
Sot morëm një lajm tronditës.
Ende nuk po mund ta besoj.
Iku nga kjo botë miku im,legjenda e futbollit,Presidenti Fadil Vokrri.
U përlot Kosova,humbëm një njeri të pazëvendsueshëm.
U tronditēn familjarët,Kosova,futbolli Dardanët,miqët.
Diku 14 vite më par në një mot me shi,(sikur sot)e takova në Paris,biseduam për mundësin ti kthehet Prishtinës,Kosovës. Nuk kishte nevojë ta lusja,ai u kthye,sepse e donte Prishtinën,e donte Kosovën.
U kthye,na e dha të mbarën.
I bëri realitet ēndrrën e tij dhe tonën,na bëri pjesë të pranuar në botën e futbollit.
Ike herët,kur na duheshe ende shumë.
Ngushllime familjes,miqëve,futbollistëve,Dardanëve dhe gjithë Kosovës.
I përjetshëm kujtimi për ty Legjendë
Lamtumirë President
Lamtumirë miku im FADIL VOKRRi
I.Beqiri./Indeksonline/