11:57 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

Bergwijn takoi Messin në vitin 2008: Sonte do të jenë kundërshtarë

PSV do të luajë në ”Camp Nou” sonte dhe pritet të jetë një mbrëmje speciale për anësorin, Steven Bergwijn.

10 vite më parë, Bergwijn udhëtoi drejt Barcelonës për ta shikuar ndeshjen, Barcelona – Levante, ndeshje të cilën katalunasit e fituan me rezultat, 5-1.

Dhe ai përfundoi në hotelin e njejtë ku gjendej Barça e Frank Rijkaard – përfshirë edhe Lionel Messin.

Ylli argjentinas ishte shumë i ri në kohë dhe ai bëri një foto me pesë herë fituesin e ardhshëm të ”Topit të Artë”, transmeton IndeksOnline.

Tani, Bergwijn është 20-vjeçar dhe është duke bërë emër – pasi shënoi gol krucial në play-off të Champions Leagues në fitoren ndaj BATE Borisov.

Dhe tani ai do të rikthehet në ”Camp Nou” dhe do të takohet me Messin në një tjetër kapacitet.

”Unë ende e mbaj mend fitoren, 5-1 të Barcelonës ndaj Levantes. Ishte skuadra e Rijkaard me Xavin, Iniestan, Ronaldinhon, Eto’on dhe natyrisht me Messin”, tha ai.

”Ne flemë në të njejtën hotel me lotjarët e Barcelonës. Aty ishte dhoma e kompjuterit, ku unë dhe vëllau im luanim lojëra dhe lojtarët vinin aty”.

”Ne biseduam me ta dhe bëmë foto së bashku. Gjithashtu me Messin, është shumë speciale se pas një dekade, do të jem kundër tij në fushë”./IndeksOnline/

Image: PA