11:39 / E Diele, 01 Korrik 2018 / indeksADMonline

Berisha e kujton golin historik: Është kënaqësi të luash për vendin tim (Foto/Video)

Futbollisti kosovar, Valon Berisha ka kujtuar golin e parë të shënuar me fanellën e Kosovës.

Berisha hyri në historinë e futbollit në Kosovë, pasi shënoi golin e parë në kualifikimet e para për një Kampionat Botëror, shkruan IndeksOnline.


“Jam shumë i nderuar dhe i lumtur që kam bërë historinë duke shënuar golin e parë për Kosovën, këtë gol e shënova në kualifikimet e para historike për Kosovën për Botërorin Rusia 2018. Të luaj për vendi tim do të jetë gjithmonë nderë, kënaqësi dhe respekt. Prandaj fanella e vendim tim do të jetë gjithmonë e preferuara ime. Kosovë dashni”, ka shkruar Berisha në rrjetet sociale.

Berisha golin e shënoi ndaj Finlandës, në barazimin historik të Kosovës.

Kujtojmë që ish-lojtari i Salzburgut ka gjetur klubin e ri dhe do të transferohet në SS Lazio./IndeksOnline/