11:04 / E Hënë, 11 Qershor 2018 / indeksADMonline

Berisha sot kryen testet mjekësore tek kjo skuadër

Sampdoria është shumë afër blerjës së portierit shqiptar për të zëvendësuar Vivianon.

Sampdoria vazhdon të jetë “mbretëresha” e tregut në Serie A. Pas transferimit të Omar Colley, Lovro Majer dhe Valon Berisha, Samp do të sigurojnë goditjen e katërt në pak ditë.

Sipas ‘Sampnews24’ portieri i ri i Sampdoria do të jetë Etrit Berisha. Marrëdhëniet e shkëlqyera midis palëve kanë ndikuar që klubet të arrijë marrëveshje në kohë rekord. Berisha pritet që në orët e ardhshme të arrij në Genova për t’i kryer testet mjekësore.

Kështu në skuadrën e gjenoviane bëhen bashk dy lojtarët shqiptarë me mbiemrin Berisha. /IndeksOnline/

Temat: