21:39 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Berisha tregon nëse Rugova ia ndaloi ardhjen në Kosovë

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka hedhur poshtë pohimet se ish-presidenti, Ibrahim Rugova nuk kishte lejuar ardhjen e tij në Kosovë.

“Bashkëpunëtorët e afërt të Rugovës i dhanë përgjigje më të mirë këtij trillimi. Rugova nuk bashkëpunonte kurrë me ata që nuk lënë gjë asgjë pa bërë në skenën politike. Sa i përket marrëdhënieve të mia gjatë luftës dhe pas luftës me Rugovën, ato ishin të shkëlqyera”, u shpreh ai në një emision për TV Dukagjini.

Duke folur rreth asaj nëse ka pasur pengesa për ardhjen e tij në Kosovë deri pas vdekjes së Rugovës, Berisha ka mohuar një gjë të tillë, ndonëse e pranoi se kanë pasur dallime në vitin 1996, derisa gjatë luftës tha se ka pasur kontakte me ish-kreun e LDK-së.