Berisha viziton varrin e Fadil Vokrrit (Foto)
Bernard Berisha është futbollisti kosovar i cili së fundmi ka vizituar varrin e legjendës, Fadil Vokrri.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës pas një sulmi në zemër ndërroi jetë më datën 9 qershor, shkruan IndeksOnline.
Shumë futbollistë ishin të pranishëm në ditën e varrimit, por kishte edhe nga ta që munguan.
Së fundmi në varrin e presidentit shkoi futbollisti i Akhmat Groznyt, Bernard Berisha.
“U prefsh në paqe President”, ka shkruar Berisha në rrjetet sociale./IndeksOnline/