16:20 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Bërllogu para stacionit të Policisë në Pejë, askush s’po e sheh

Pak metra larg stacionit kryesor të Policisë në Pejë, bërllogu ka zënë një pjesë të rrugës.

Madje, ky fenomen i ulët ndodhet pikërisht te hyrja e stacionit të policisë.

“Ju lutem mos hudhni mbeturina” është letra që nuk shihet nga qytetarët e papërgjegjshëm të cilët e bëjnë të kundërten nga ajo çfarë kërkohet nga ta.

Bërllogu po bën që në këtë pjesë të Pejës të kundërmojë aromë e keqe./Indeksonline/

Temat: