13:01 / E Martë, 02 Janar 2018 / indeksADMonline

Bernard Berisha: Ky është futbollisti më shakagji në ekipin rus, e ardhmja mbetët për t’u parë!

Bernard Berisha është një prej futbollistëve më simpatik në Përfaqësuesen e Kosovës.

Ylli i skuadrës ruse, Akhmat Grozny e përshkruan vitin 2017 si sukses të madh, si me ekipin ashtu edhe me Kosovën.
Përkundër eliminimit në fazën e grupeve të eliminatorëve “Rusi 2018”, Berisha thotë se me rëndësi ishte pjesëmarrja dhe përvoja e marrur në këto ndeshje.

26-vjeçari vazhdon të jetë pjesë e klubit nga Rusia, edhe pse nuk i mohon ofertat që i vijnë në drejtim të tij.

Ai është i shqetësuar për ish-skuadrën e tij Besa e Pejës, por beson fuqishëm se gjithçka do të rikthehet si më parë.

Për më shumë lexoni intervistën e plotë të Bernard Berishës:

IndeksOnline: Eksperienca në Përfaqësuesen e Kosovës dhe pjesëmarrja në eliminatore të Kupës së Botës?

“Ishte një eksperiencë e bukur edhe pse ishim në një grup shumë të fortë. Mendoj se me rëndësi ka qenë pjesëmarja e Kosovës dhe sigurisht se kemi fituar një përvojë, e cila do t’na shërbej në të ardhmen”.

IndeksOnline: Si ishte viti 2017 për ju?

“Viti 2017 ka qenë një vit i sukseshëm për mua. Kam bërë disa paraqitje të mira si me klubin tim në Grozny, ashtu edhe me Kosovën”.

IndeksOnline: Cili është futbollisti më shakagji te ekipi rus?

“Në dhomat e zhveshjes te skuadra ruse ka shumë futbollistë që bëjnë shumë shaka, disa prej tyre janë edhe shqiptarët, Odise Roshi dhe Bekim Balaj. Sigruisht edhe Rodolfo.

IndeksOnline: Dihet që kemi marrëdhenie jo të mira me Rusinë dhe Serbinë, por si është marrëdhënia juaj me tifozët rus?

“Marrëdhëniet me tifozët janë tejet të mira, edhe pse ne jemi shqiptarë. Asnjëherë nuk kemi pasur probleme dhe i respektoj shumë ata”.

IndeksOnline: Sporti i dytë i Bernardit?

“Të gjithë e kanë nga një sport të dytë në zemër. Pas futbollit, sporti im i dytë është volejbolli. Madje kur jam në pushime me shokët, luaj cdo ditë”.

IndeksOnline: E ardhmja juaj?

“E ardhmja? Po unë jam shumë i lumtur te klubi i Groznyt. Kam kontratë edhe dy vite atje, dhe sigurisht se kam rrespekt për këtë. Ka shumë klube të interesuar për mua. Do të flas edhe me agjentin tim për ta finalizuar të ardhmen”.

IndeksOnline: Kupa e Botës do të zhvillohet këtë vit, cila kombëtare është favorite sipas jush?

“Kupën e Botës do ta shikoj, dhe sigurisht se do të luhet në Rusi. Ka shumë favoritë, po mendoj se Spanja, Brazili dhe Argjetnina janë Kombëtaret më të fuqishme dhe favorite për titull. Arsyeja? Sepse ata posedojnë shumë cilësi brenda grupit të lojtarëve”.

IndeksOnline: Kë preferoni ju te Kosova, trajner të huaj apo vendor?

“Pas një pune të mirë me ish-trajnerin Albert Bunjakin, mendoj se nuk na përket neve ta zgjedhim trajnerin. Për këtë do të vendos më së miri Federata e Futbollit të Kosovës. Për ne lojtarët më e rëndësishme është të përqendrohmi dhe të japim sa më shumë nga vetja jonë”.

IndeksOnline: A e përcjellni Superligën e Kosovës dhe çfarë komenti keni për ish-klubin e juaj Besa?

“Po, futbollin kosovar e përcolli ndonjëherë. Ka një rritje dhe ka shumë skudra të forta. Më vjen keq që ish-klubi im dhe klubi im i zemrës, Besa e Pejës po kalon në këtë krizë. Por, shpresojë se pas pushimit ata do të investojnë dhe ta qojnë klubin përpara”.

IndeksOnline: A flitet gjuha shqipe në dhomat e zhveshjes në Rusi? Dhe cili futbollist dëshiron ta mësoj?

“Gjuha Shqipe? Ka shumë futbollistë që janë të interesuar për ta mësuar gjuhën, ndër ta është Anghel. I cili dëshiron të mësoj fjalet “a je mirë” dhe të shaj në gjuhën shqipe. Madje shpesh i përdorim duke u stërvitur apo edhe gjatë lojës (ahahah)”.

 

Intervistoi: Granit Tërstena