14:32 / E Premte, 01 Qershor 2018 / indeksADMonline

Besa ia rrëmben Vëllaznimit lojtarin kryesor

Ismet Munishi nuk është duke iu ndarë punës që ta përforcojë skuadrën e tij të re, Besën.

Shumë emra janë kontaktuar deri më tani, ndërsa pas disa ditësh do të fillojnë zyrtarizimet.

GazetaOlle merr vesh se mesfushori pejan Kushtrim Gashi që ishte pjesë e Vëllaznimit, ka arritur marrëveshje me Besën.

Gashi ishte ndër lojtarët kryesorë të Vëllaznimin në sezonin që lamë pas, por që nuk arritën të mbijetojnë në Superligë.

Ky pritet të jetë një nga përforcimet e para, pasi Besa është duke tentuar t’i rikthejë në klub futbollistë pejan që luajnë në Kosovë.

Pastaj klubi deri më tani ka kontaktuar edhe emra të njohur si Kastriot Rexha, Arbër Prekazi, Albert Dabiqaj, Leart Emini, Dukagjin Gashi e të tjerë.