19:55 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Beshiktashi siguron fazën tjetër (Video)

Beshiktashi ka kaluar në fazën tjetër pasi ka barazuar me Porton me rezultat 1-1.

Portugezët kaluan të parët në epërsi me anë të Felipes në minutën e 29-të.

Turqit arritën ta barazojnë rezultatin me Talisca në minutën e 41-të.

Me këtë barazim, Beshiktash ka siguruar pozitën e parë me 11 pikë, katër më shumë se Porto në vendin e dytë. /IndeksOnline/