19:56 / E Enjte, 12 Korrik 2018 / indeksADMonline

Besi dhe Xhensila me fjalë emocionuese pas lindjes së vajzës (Foto)

Çifti i famshëm shqiptar, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë bërë prindër për herë të parë.

Xhensila ka lindur sot një vajzë të cilën e kanë pagëzuar me emrin Ajka.

Besi dhe Xhensila pas lindjes së Ajkës ka postuar një fotografi, dhe kanë shkruar një status të gjatë, dedikim plotë emocione e fjalë të mëdha për vajzën e tij të sapolindur.

Ky është statusi i Besit:

O lul’e bukur e gjakut tim.
I gjithe kuptimi i jetes dhe i vetes, qenka jo me i madh se ti, jo me shum se 2 duart e mia, as me i rende se disa kg, sa e vogel bota, kaq sa ti qenka.
Asgje si ty, asnjehere sja kam ndjere rendesin, vleren dhe plotesin jetes me shum se sot.
Vendosem te te quanim AJKA. Babai yt, qysh i vogel mezi priste qe Ija te ziente qumeshtin dhe fshehurazi ti vidhte AJKEN, si shija me e mire e femijerise. Nena jote eshte “ajke” me vete. Eshte kujdesur aq shum per ty, eshte lutur aq shum edhe sa shum te ka kenduar kenge engjejsh. Nuk do t’kesh probleme ninullash me pak fjale. Edhe un do perpiqem, por un di ninulla vetem per Skiftera, me vjedhje zemrash, edhe per Baftjarin, por qe ti ske si ta njohesh.?
Ajka, ne jete jep sa me shum dashuri, nga bota jote, po vjen ne nje bote tjeter ku per kaq shekuj kemi bere vetem shpikje se si ta shkaterrojme edhe jo ta ndreqim. Ti nise kontributin tend duke ber gjithcka me dashuri, si forcen dhe energjine me te jashtzakonshme, prej saj erdhi edhe krijimi i qenies tende, dhe prej saj erdhi i gjithe krijimi i gjithckaje. Ndaje kafshaten e bukes me nevojtaret edhe mos jep vetem therrimet.
Gjat jetes kam dashur te jap vetem buzqeshje tek te tjeret, por askush sme ka bo te qesh e t’qaj njekohesisht, askush si ti. Hera e pare qe jam publik, ti me bon te qesh vec sa levize doren, me bone te qesh edhe kur hape syt, me bone me qesh edhe kur po flije, kuptova qe un sja them humorit fare, kot e mbaj veten per te tille.
Un edhe nena jote te premtojm me teper se sa dashuri. Nejse, do me duhet te bohem edhe çun Fushe-Kruje kur naj djale do guxoje te grricet me ty.
Vendosem qe ti te lindje ketu n’Shqipni, ta duash vendin tend, mbase nuk do te t’ofroje aq sa duhet, por do t’flasesh gjuhen me hyjnore n’bote, gjuhen e Perendive, dhe gjuhen e Zotit, te paren, shqipen, pasurin me t’madhe te ketij kombi.
Lutem per te gjithe ata qe me njohin dhe i njoh, qe Zoti ti bekoje me femije, sinqerisht.
Ajka, ti nuk e ke idene sa t’lumtur jemi me ty, tani te lutem mundohu te na lesh te flem pak gjume. Amen.
Zoti ju rujt.
Bes & Xhensila Kallaku.

Ky është statusi i Xhensilës:

Kur morem vesh qe do vije ti, sa u lutem dhe falenderuam Zotin per kete bekim. Mire se erdhe Ajka e jetes tone.
Te mbaj ne krahe, e ta ndjej frymen, edhe aromen, a thua se te gjitha lulet e kesaj toke jan mbledhur grusht tek gusha jote.
Cfar ndjesie qenka te mbash krejt boten ne duar. O kenga ime, o poezia ime.
Bej te miren edhe duaje veten. Per cdo te mire qe do besh, Zoti do shkurtoje distancen mes teje edhe Atij.
Nuk me ka emocionuar asnje publik sa ty, un jam publiku yt ne fakt, duartrokas gjithcka tenden. Zoti qofte bariu yt. Ti do jesh lutja ime. Bes, zoti na bekoi te dyve me mè te shtrenjten dashuri. Un jam me fat qe te kam, me shume akoma qe ti je babi i Ajkes sone.

Faleminderit gjithkujt qe u be pjese e ketij bekimi tonin.