20:18 / E Diele, 16 Shtator 2018 / indeksADMonline

Bezha dhe grija mund të presin, vishni ngjyrat e hapura sa keni diell

Prej dy javësh jemi zyrtarisht në sezonin e ashtuquajtur të artë, por veç rrezeve të arta të diellit, nuk shohim asgjë tjetër… asnjë gjethe të zverdhur apo re të ngrysur…Temperaturat vazhdojnë të jenë të larta si të ishte pranverë (për të mos thënë verë) ndaj Santa këtë javë, vendosi t’u jepte një mësim: Vishuni me ngjyra sa ka diell… Përpara se bezha , kafja, e zeza të pushtojnë garderobën tuaj (gjë që s’duhet të ndodhë në asnjë stinë të vitit) luani me ngjyrat e printet sikur akrepi i stinëve të kishte mbetur në vend.

Santa style
1.Pastel Monday
Paleta e ngjyrave të vjeshtës i afrohet mësë shumti ngjyrave të tokës, por kjo nuk do të thotë që ngjyrat më pranverore duhet të përjashtohen nga garderoba juaj. Baby blue ngjyra pastel romantike që përcjell mësë miri feminilitetin mund të vishet shumë mirë edhe në vjeshtë! Ky është kombinimi i parë me të cilën Santa fillon dhe javën

E hene
2.Stay classy
Në pak javë , numri i ri i revistës Living del në treg dhe e marta ishte një ditë takimesh për Santën.  Ajo zgjodhi të vishte një sarafan të zi, kombinuar me një palë taka dyngjyrëshe.  Dekolteja e hapur e sarafanit nuk ishte aspak e përshtatshme për ambientin e punës ,ndaj Santa e ka veshur poshtë me një body të posaçëm për fustanët e hapur. Ajo vendosi të kompletonte outfitin me një varëse, pasi prerjet V të jakës ta lejojnë gjithmonë një aksesorë të tillë.

E marte

3. Miks Printesh
Pantallona të bardha në vjeshtë? A nuk janë këto të fundit vetëm për verë apo pranverë? Kush e tha këtë?? Santa mendon se ngjyrat nuk kanë stinë ! Mësimi i parë i së mërkurës dhe i dytë lidhet me…. printet. Nëse nuk përzieni ngjyrat, provoni të luani me printet. Kombinimi i rombeve e rrathëve “nuk bën zhurmë”, përkundrazi i jep gjallëri outfitit. Ju mund të provoni çfarëdolloj forme gjeometrike duke qenë se këto të fundit janë edhe në modë.

P.S Në javët në vazhdim do të përmbledhim gjithashtu disa ide si mund t’i vishni pantallonat e bardha në vjeshtë apo t’i kombinoni në disa mënyra.

emerkure

4.E enjte guximtare
Më shumë sesa një trend, pantallonat kulot janë një veshje thelbësore në garderobën e një femre. Të gjata apo deri tek kyçi i këmbës, të ngushta apo të gjera, këto pantallona vijnë në aq shumë modele, saqë vishni ato që ju shkon përshtat formës së trupit. Nëse jeni shtatshkurtër,  Santa sugjeron t’i vishni me bel të lartë për të krijuar iluzionin e këmbëve më të gjata. Santa i ka kombinuar me taka, në ngjyrën e kanatjeres.
Bluja dheportokokalli janë tonalitete me shumë “karakter” për veshjet ndaj tani që u bindët sa shkojnë bashkë, provoni dhe ju një kombinim të tillë.

eenjte

5. Comfy Friday
Idealë për rastet e veçanta si një mbrëmje elegante apo ceremoni, tepër komodë për pjesën e parë të ditës ! Nëse ende nuk e keni kuptuar, po flasim për fustanet e gjatë ose njohur ndryshe në botën e modës si “Maxi Dress”.
Garderoba e çdo femre do të dukej e zbrazët nëse në të do të mungonin këta të fundit.Fashiion editorija e living zgjodhi pikërisht për të premten një fustan të gjatë të pambuktë të cilin e kombinoi me sandale të sheshta. Për  mbrëmje Santa nuk i preferon në këtë material dhe thotë se kombinimi i duhur do të ishte me taka. Nga Frensis LLOJI/ fashion editor Santana Çomora 

44A218BE E16F 49C4 8724 B241A4EEE665