09:18 / E Premte, 27 Korrik 2018 / indeksADMonline

Bie nga ndërtesa, lëndohet punëtori

Një person gjersa ishte duke punuar në një objekt në ndërtim e sipër në rrugën “Nekie Kelemndi” në Prishtinë, është rrëzuar nga një lartësi rreth 6 metra.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor, transmeton Indeksonline.

Me urdhër të prokurorit, është intervistuar pronari i firmës dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/