11:22 / E Diele, 16 Shtator 2018 / indeksADMonline

Bie një pjesë e tavanit në Emergjencën e Podujevës

Infrastruktura e objektit të Emergjencës në Podujevë, nuk duket të jetë në gjendje të mirë.

Ndonëse shumë qytetarë mund të drejtohen për të kërkuar ndihmë nga mantelbardhët aty, ata mund të jenë të rrezikuar derisa presin vizitën tek doktorrët.

Një lexues i Indeksonline ka dërguar një video teksa shihet një punonjës duke pastruar pjesën ku edhe ka rënë pjesa e tavanit.

“Pritjet mund të jenë të gjata, përparësi kanë rastet e rënda”, shkruan mes tjerash në një njoftim të Emergjencës brenda këtij objekti. /Indeksonline/