23:03 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

”Bie poshtë” rivaliteti: Messi votoi për Ronaldon për çmimin e më të mirit

Tashmë janë zgjedhur më të mirët e vitit nga FIFA në gala mbrëmjen e sontme të mbajtur në Londër.

Luka Modric ishte fituesi kryesor – kroati fitoi çmimin e më të mirit të vitit nga FIFA, duke lënë pas lojtarët si Cristiano Ronaldo dhe Mohamed Salah.

Reprezentuesi kroat dhe anëtari i Real Madridit ishte i përfshirë edhe në formacionin e vitit nga FIFA, teksa tashmë janë publikuar edhe votat.

E fillojmë me Cristiano Ronaldon. Portugezi dha pesë pikë për Raphael Varane, tri pikë për Luka Modric dhe një pikë për Antoine Griezmann.

Ndërsa, Messi dha pesë pikë për Luka Modric, tri pikë për Kylian Mbappe dhe një pikë për Cristiano Ronaldon.

Protagonisti i sontëm, Modric dha pesë pikë për Raphael Varane, tri pikë për Cristiano Ronaldon dhe një pikë për Antoine Griezmann.

Sulmuesi anglez, Harry Kane ia besoi pesë pikët e tij Cristiano Ronaldos, dha tre pikë për Lionel Messin dhe një pikë për Kevin de Bruyne.

Ndërsa, belgu, Eden Hazard dedikoi pikë të plota për Modric, tri pikë për Raphael Varane dhe një pikë për Kylian Mbappe./IndeksOnline/