11:40 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

Bie zjarr në autobus, 52 persona vdesin në Kazakistan

Të paktën 52 persona kanë vdekur pas një zjarri në një autobus, në Kazakistan.

CNN raporton se në momentin kur autobusin e kishte kapluar zjarri, brenda ishin 55 pasagjerë dhe dy shoferë, transmeton Indeksonline.

Zyrtari i emergjencës, Ruslan Imankulov, ka bërë me dije ngjarja ka ndodhur në rajonin e Aktobes. Ai ka thënë se pesë persona kishin arritur të largoheshin, por që janë dërguar për të marrë trajtim mjekësor.

Policia, doktorët dhe psikologët janë duke punuar lidhur me rastin.

Raportohet se nacionaliteti i pasagjerëve ende nuk dihet, ashtu sikurse as shkaqet e zjarrit./Indeksonline/